Kronikë

Droni i KFOR-it kap dy serbë të pajisur me thikë e radiolidhje në Zveçan

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in me anë të vëzhgimit me dron kanë identifikuar dy persona që kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës dhe kanë bërë prerje të pyjeve. 

Të dyshuarit, shtetas të Serbisë, janë ndaluar nga ky njësit i Policisë bashkë me njësitin e KFOR-it, thuhet në raportin 24-orësh.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy motorsharra, një palë dylbi një radiolidhje një thikë. 

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjësendet e konfiskuar iu kthehen të dyshuarve”, thuhet në raport.