Kronikë

Dy persona të zhdukur në Ferizaj e Gjakovë, njëri prej tyre i mitur

zhdukje

Dy persona janë raportuar të zhdukur nga familjarët në Ferizaj dhe Gjakovë. 

Bëhet fjalë për një djalë të mitur dhe një vajzë. 

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se e ëma e vajzës në Ferizaj ka raportuar më 2 maj për zhdukjen e viktimës, ndërsa babai i të miturit në Gjakovë më 3 maj. 

“Ferizaj 02.05.2025-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Gjakovë 03.05.2025-21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij viktima kosovar i moshës së mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin policor për të dyja rastet.