Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia

Qendra Korrektuese Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona gjatë së mërkurës kishin ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan. Pasi u njoftuan nga zyrtarët korrektues të kësaj qendre për arratisjen e tyre, policia thotë se ka arritur t’i arrestojë dhe t’i kthejë sërish në qendër.

“Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe  ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo