Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren kanë ndodhur dy raste të vrasjes në tentativë.
Në të dy rastet peronat janë therur me thikë.
Në njërin rast i dyshuar është një shtetas i huaj i cili është arrestuar.
“Një mashkull shtetas i huaj ka pësuar lëndime trupore pasi gjatë një përleshje dyshohet se është goditur me thikë nga i dyshuari po ashtu shtetas i huaj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Edhe i dyshuari për rastin tjetër është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur dhe sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.