Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës. Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarir ku më pas iu janë gjetur e sekuestruar edhe një armë e llojit kallashnikov.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri i mitur pasi që, dyshohet se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në veturën ku gjendeshin të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK47 me një karikatorë dhe nëntë fishekë si dhe dy armë tytë shkurtër me 38 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.