Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së martës në fshatin Druar të Vushtrrisë.
Sipas Policisë, rreth orës 18:00 dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, kanë sulmuar fizikisht një tjetër burrë.
Pas arrestimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor dhe hetimet janë në vazhdim.