Një 35-vjeçar dhe një 34-vjeçar, persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, janë ekstraduar në Kosovë nga Gjermania dhe Franca.
Të dyshuarit L.V. dhe A.M., janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet kosovare të drejtësisë, nën dyshimin se janë përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkstradimi u bë të martën në bashkëpunim me këto dy shtete.
Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.