Kronikë

Dy të vdekur në aksidentin në magjistralen Pejë-Prishtinë

aksident - policia - shiriti i verdh - vrasje - vdekje

Foto: Driton Paçarada

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në orët e para të së martës në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Zajm.

Policia ka njoftuar vdekja e viktimave është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 midis një kamioni, një kombi dhe një veture.

“Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё kamion, njё kombi dhe njё veturё me targa vendore. Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjes, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.