Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet për shërbime mjekësore pa licencë në Obiliq, autoritetet mbyllin objektin

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Policia ka iniciuar rast për “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore” dhe “Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore”,  në Obiliq pasi dyshohet se në një nga dhomat e një objekti po ofroheshin shërbime mjekësore pa lejen përkatëse nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin janë njoftuar Inspektorati Farmaceutik dhe Inspektorati Shëndetësor, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në prani të inspektorëve është vendosur vula zyrtare për ndalimin e veprimtarisë në objektin ku dyshohet se zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy persona, një burrë dhe një grua. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Gjatë kontrollit të objektit, në një hapësirë tjetër janë gjetur edhe pjesë të vjetruara të uniformës së Policisë së Kosovës.