Policia e Kosovës ka arrestuar një person për “Deklarim të rremë nën betim”.
Sipas njoftimit, në qershor të vitit 2025 në cilësi të ankuesit, kishte deklaruar se persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, pasi ky i fundit i kishte blerë nga bashkëaksionarët e tij.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin, Policia e Kosovës në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore gjatë të cilave janë siguruar dëshmi nga të cilat rezulton se personi i lartcekur dyshohet se ka deklaruar rrejshëm.
“Me këto veprime, i dyshuari ka konsumuar veprën penale ‘Deklarimi i rremë nën betim’, për çka i njëjti me datën 22.12.2025 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.