Një person është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se para disa vitesh e kishte sulmuar seksualisht një të mitur.
Siç thuhet në raportin ditor të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Për rastin është ankuar nëna e së miturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është cilësuar si sulm seksual.
“Kaçanik / 01.01.2026 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se para disa viteve vajza e saj e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.