Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur aktgjykimin e të martës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë sjell drejtësi në rastin e Liridona Ademajt dhe përgjegjësi për një krim që e tronditi thellë Kosovën. Ai dërgon një mesazh të qartë se femicidi dhe dhuna ndaj grave do të përballen me një përgjigje të vendosur sipas ligjit. Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj, familjes së saj dhe të gjithë atyre që janë ndikuar, dhe ritheksojmë nevojën për veprim më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe për të siguruar mbrojtje dhe llogaridhënie”, thuhet në reagimin e Stephen O’Malleyt, koordinator për zhvillim i Kombeve të Bashkuara.
Ekipi i Kombeve të Bashkuara ka ritheksuar angazhimin për t’i mbështetur institucionet e Kosovës në avancimin e parandalimit, mbrojtjes dhe qasjes në drejtësi, si dhe forcimin e përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.