Në dy raste të ndara, janë ekstraduar dy të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar. Në rastin e parë një person është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë, ndërsa tjetri nga Kosova për në Suedi.
Policia e Kosovës më 30 prill e ka bërë ekstradimin e shtetasin kosovar nga Kroacia i cili ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”. Por, i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë në kohën pas kryerjes së veprave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga rajoni kompetent për vazhdim me procedura të tjera ligjore, njoftoi Policia.
Ndërsa më 1 maj, nga Kosova për në Suedi është ekstraduar një shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete suedeze përmes INTERPOL-it, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunim”.
“Ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve përkatëse ku u realizuan ekstradimet”, thuhet në njoftimin e PK-së.