Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona”, ka thënë ajo.
Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal.