Dy persona janë gjetur të vdekur të premten. Njëri prej tyre është parë i shtrirë në tokë në parkun e “Taukbahçes” në kryeqytet.
Ekipi emergjent ka konstatuar se i njëjtë ishte i vdekur.
“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka thënë Policia për KOHËN.
Ndërsa, një person tjetër është gjetur në mëngjes në banesën e tij në Fushë-Kosovë. Ekipi ka konstatuar se 56-vjeçari kishte vdekur.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete”, ka thënë tutje Policia.
Policia po i trajton të dyja rastet.