Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se dhjetëra zyrtarë do të intervistohen lidhur me dyshimet për manipulim me vota të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në komunat e këtij rajonit.
Në një komunikatë për media, kjo Prokurori ka thënë se pas hetimeve ka konstatuar se në komunën e Ferizajt dhe të Hanit të Elezit ka pasur përqindje jo të lartë të manipulimit të votave. Ndërsa në Shtime manipulimi ka qenë më i dukshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rrjedhojë, Prokuroria ka njoftuar se e ka autorizuar Policinë që në Ferizaj dhe në Han të Elezit t’i intervistojë kryesuesit e qendrave të numërimit, ndërsa në Shtime komisionarët dhe kryesuesit në cilësinë e të dyshuarve.
Prokuroria ka thënë se ende po e pret raportin përfundimtar për Kaçanik dhe Shtërpcë.
Pos Prokurorisë në Ferizaj, lidhur me manipulimet me vota janë aktivizuar edhe prokuroritë e rajoneve të tjera. Të premten, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka kërkuar paraburgim për 22 persona. Ditë më parë u paraburgosën edhe dhjetëra zyrtarë në komuna të tjera.