Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova. Raportohet se ajo ka qenë studente në Tetovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, derisa organet e rendit po hetojnë rrethanat nëse ka persona të tjerë të përfshirë, raportoi AlsatM.
Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit, pas tregut të gjelbër në Tetovë.
Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se është në kontakt me autoritetet relevante policore dhe po ndjek zhvillimet rreth rastit.
"Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit", thuhet në njoftimin e Ambasadës.