Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Drenas, Policia po e heton rastin

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Drenas, i cili thuhet se është gjetur pa shenja jete. 

Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën. 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.