Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Rahovec

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një person 86-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Rahovec.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se e gjeti viktimën pa shenjat jete paraditen e së mërkurën.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion si dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.