Është gjetur i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania të Prishtinë.
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi se trupi i pajetë u gjet nga FSK-ja si dhe nga pjesëtarët e shoqatës, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se pas kërkimeve intensive, është gjetur pa shenja jete personi Jashar Jashari, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania, Komuna e Prishtinës. Trupi i pajetë është lokalizuar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante”, thuhet në njoftimin e Shoqatës në Facebook.