Shqiptari me famë botërore, reperi Gashi emri i të cilit është Labinot, ka lavdëruar mënyrën se si jetojnë shqiptarët.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë që ata nuk dinë të bëjnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shqiptar. S’ka asgjë që nuk dimë të bëjmë. Jemi të mirë në gjithçka”, ka thënë reperi.
Në një intervistë, sekuencën e se cilës ai e ka ndarë me fansat në faqen e tij në rrjetin social Instagram, ylli ka treguar për jetën dhe mësimet që ka marrë.
Gashi ka thënë se kushdo që takon një shqiptar le ta dijë se “nuk ekziston asnjë gjë të cilën nuk dimë ta bëjmë mirë. Jemi disi ndryshe”.
“Kur më thanë se duhet të shkojë e të luaj futboll, sepse do të të paguajnë shkollën, kam shkuar e kam shënuar gola. Kam bërë gjithçka në shkollë, kam qenë numër një. Kam mësuar gjithçka, edhe dramë e balet”, ka thënë reperi duke shtuar se ka luajtur rolin kryesor në një dramë teatrale.
Ai ka thënë se nuk i vjen aspak turp nga kjo dhe se i pëlqen shumë.
Gashi ka thënë gjithashtu se e ka jetuar jetën deri në maksimum dhe se i duket vetja sikur i ka 89 vjet.
Ndër të tjera ai ka këshilluar njerëzit që të mos rrinë duke mos bërë asgjë, duke i motivuar të shkojnë edhe në Afrikë e të shohin se si është jeta atje.
“Ka njerëz që lindin e rriten në një lagje duke mos ditë se si është jeta përtej. Bekimi qëndron te guximi për të dalë nga lagjja. I kam hipur trenit e kam shkuar në SHBA e nuk mund të besoja se jam duke i parë rrokaqiejt, të cilët i kam parë vetëm nëpër filma. I kam parë në filmin “Home Alone” dhe ëndërroja t'i shihja përnjëmend”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se ka qarë pasi i ka parë ndërtesat e mëdha pasi kur ka qenë i vogël nuk ka pasur as këpucë dhe se ka fjetur bashkë në një shtrat me vëllanë, motrën e nënën derisa i ka bërë 14 vjet.
Gashi është duke promovuar daljen e albumit të tij të ri, “The Killah Whale of Gotham 2”, produksionin e të cilit e ka bërë vet reperi në labelin e tij “Orca Sound Records”.
“Ky projekt ndihet si një udhëtim nate që nuk e rrëfen me askënd. Desha që kopertina të ketë atë ndjesinë e dimrave të New Yorkut ku u rritëm. Ai i ftohti i vërtetë i viteve ’90. Ai që e bënte qytetin të sinqertë. Ura e Brooklynit, nata e Vitit të Ri, mesnata ka kaluar. Përqafimet dhe puthjet mbaruan. Tani fillon vërtet nata. Takohesh me shoqërinë. Kush po e ndezë? Dritaret pak hapur, ajri akull, rrugët duken ndryshe”, ka shkruar ai në Instagram.
Ky vit, sipas reperit, ishte dimri më i ftohtë që ka ndjerë ndonjëherë, ndaj e trajtoi sikur të ishte një film. “E prodhova të gjithë projektin me Casella”, ka shkruar tutje ai.
Me Jimi Banks ai e ka shkuar varg për varg nga fillimi në fund, pa asnjë shkurtim.
“Kjo është koha që kam bërë rap më së miri ndonjëherë. Sinqerisht, as nuk e di nëse do të bëj një tjetër album rap pas këtij. Jo sepse nuk mundem… thjesht nuk e di nëse mund të bëhet më mirë se kaq. Shijojeni”, ka përfunduar shqiptari.