Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur në lumin Lumbardh trupi i pajetë i një gruaje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës ka njoftuar se trupi është gjetur në lumin Lumbardh në fshatin Grabanicë të Klinës.
“Rreth orës 13:30 një grua është gjetur pa shenja jete në lumin Lumbardh në fshatin Grabanicë të Klinës. Viktima është gjetur rreth 1 kilometër larg urës së fshatit dhe vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka njoftuar Gashi.
Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
Gashi ka njoftuar se familjarët e viktimës të shtunën mbrëma kishin raportuar në Polici se gruaja është larguar nga shtëpia dhe nuk janë në dijeni për vendndodhjen.