Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjesti ndalohet për 48 orë, dyshohet për tri vepra penale

Gjesti

Prokuroria e Prishtinës në një komunikatë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë këngëtari Besart Kelmendi – Gjesti, nën dyshimin për tri vepra penale. 

Sipas Prokurorisë, Gjesti dyshohet për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “kanosje” si dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për  48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  për veprën penale ‘’Kanosje’’ sipas nenit 181 të KPRK-së,  si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së. Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti. Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast. Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin”, është thënë nga Prokuroria. 

Prokuroria ka thënë se brenda afateve ligjore do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale. 
 

Lexo përditësimet tjera
Gjesti

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se...