Një person është arrestuar pasi dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Siç bën të ditur Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh dhe nuk e ka kthyer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas viktimës në të ishin 800 euro dhe disa dokumente.
“I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para”, thuhet në njoftim.