Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja

mjet shperthyes

Një patrullë policore ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në Gjakovë paraditen e së mërkurës. Sipas njoftimit të policisë, pasi u ndërmorën hapat e nevojshëm për sigurimin e vendit të ngjarjes, doli njësia për deminim e FSK-së.

“Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo