Kronikë

Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara

autobuse

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia e trafikut të kryeqytetit, është duke zhvilluar kontrolle dhe duke ndërmarrë masa ndaj shoferëve të autobusëve, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara. 

Në njoftim thuhet se qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. 

“Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet në njoftim.