Autoritetet amerikane kanë arritur të zbulojnë vdekjen e një çifti nga Kosova në orët e para të së mërkurës në një ndërtesë luksoze në Florida.
Sipas policisë amerikane, gruaja e ka vrarë burrin e më pas edhe veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç raporton “NBC Miami”, përmes hetimeve është konstatuar se gruaja 27-vjeçare ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin 34-vjeçar para se t'i merrte jetën edhe vetes.
“Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, ka thënë policia në një njoftim për media të premten.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në të shtënat fatale.