Kronikë

I biri godet babanë me sëpatë në Deçan

Policia e Kosovës

Një person është goditur me sëpatë nga djali i tij në fshatin Isniq të Deçanit. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35. Viktima është duke marrë trajtim në spital, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. 

“Rreth orës 15:35, Stacioni Policor është njoftuar nga QMF se është duke e trajtuar një person të lënduar me mjet të fortë, sëpatë, i cili dyshohet se është lënduar nga një familjar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Prokurorja e shtetit është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar që me rastin të merret sektori i hetimeve rajonale për shkak të peshës së veprës. I dyshuari gjendet në arrati”, ka thënë Gashi.