Kronikë

IPK-ja do të hetojë reagimin policor në rastin vdekjes së burrit në Lipjan

Policia

Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësojë dhe hetojë reagimin policor në rastin e vdekjes së një burri në Lipjan, që ndodhi në orët e para të së hënës. 
Sipas Policisë viktima para se të vdiste në gjendje të dehur ka sulmuar automjete dhe kalimtarë. 

“Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur. Njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në  koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësojë dhe hetojë reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident.

Lexo përditësimet tjera
Policia

Policia po e heton vdekjen e një burri në Lipjan, i dehur sulmonte automjete e kalimtarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Lipjan, i...