Dy të dyshuar janë arrestuar në Prishtinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Policia ka kontrolluar shtëpinë e tyre dhe ka sekuestruar pajisje elektronike e flamuj me mbishkrime arabe, që sipas Policisë, përdoren nga organizata terroriste.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Më 01.05.2025 Policia e Kosovës, përmes drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime Arabe e që përdoren nga Organizata Terroriste. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur dhe pas intervistuar me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.