Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare që eskaloi në sulm dhe kanosje, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dhe konfiskoi armë, municion dhe pajisje taktike.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 19:00, në rrugën “Apollonia” në Prishtinë.
Si pasojë e konfliktit, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy prej të dyshuarve, policia ka konfiskuar një armë automatike të gjatë me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore, si dhe një jelek antiplumb taktik.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ”Kanosje”, ”Sulm” dhe ”Asgjësim apo dëmtim i pronës”.
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit