Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën mbrëma në Graçanicë.
Një këmbësor është goditur nga vetura rreth orës 23:30, për çka është arrestuar vozitësi i veturës, ka bërë të ditur Policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.