Kronikë

Këmbësorja goditet nga vetura në Prishtinë

Policia e Kosovës

Foto: KOHA

Një këmbësore është goditur nga vetura të premten rreth orës 19:30 në Prishtinë, në “Rrugën C”.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor, e me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 19:30 në ‘Rrugën C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila  është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin policor.

KOHA ka siguruara pamje të autoriteteve policore në vendin e ngjarjes.