Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., nga komuna e Skenderajt, nën dyshimin për frikësim gjatë procedurës penale dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 mars, në restaurantin “Mero” që gjendet në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës, i pandehuri R.K., ka kanosur seriozisht se do ta vrasë të dëmtuarin A.Q., i cili është dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica”, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ka qenë në një dasmë me familjarë, i pandehuri i cili nuk ishte mysafirë në këtë dasmë ka hyrë në tualet pas tij dhe ka kanosur me fjalët se “vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej thuhet se i dëmtuari në këtë rast, në procedurën penale në rastin “Brezovica”, ka dhënë dëshmi në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues kundër disa të pandehurve e në mesin e të cilit ka qenë edhe i pandehuri R.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Shmangia nga tatimi”.
Andaj, sipas Prokurorisë, i njëjti me këto veprime do të kryente veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale”.
Po ashtu, ndaj të pandehurit R.K., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën në kundërshtim me Ligjin për armët me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.