Një mjet shpërthyes dhe një tjetër i pashpërthyer janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar të mërkurën.
Mjeti shpërthyes është tërhequr nga njësia për deminim i KFOR-it në Ferizaj. Policia ka siguruar vendin dhe mjeti është tërhequr pa incidente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar se është hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Lidhur me rastin njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit”, thuhet në raportin e PK-së.
Kurse në fshatin Lugbunar, Gjakovë, mjeti i pashpërthyer u has nga një banor që po punonte në fushën e tij.
"Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit e FSK-së ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar".