Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra” është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen që ndodhur në lokalin “Cobra City” në Prizren në vitin 2023.
Hoxhaj është dënuar me 23 vjet burgim për vrasje të rend, kurse për armëmbajtje ai është dënuar me 2 vjet burgim.
Dënim unik për është përcaktuar dënimi prej 24 vjet burgim.
Të akuzuar në këtë rast kanë qene edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj.
Roland Susuri për manipulim me prova u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, për pjesëmarrje në rrahje me 1 vit e gjysmë burgim, dhe për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 7 vjet burgim.
Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, rapoton Betimi për Drejtësi.
Kurse Burim Mazreku për manipulim me prova u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit e 6 muaj, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 10 muaj burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 2 vjet burgim, ku i llogaritet edhe koha e kalaur në paraburgim.
Prezent në shpallje të aktgjykimit ishin prokurorja speciale Habibe Salihu dhe i akuzuri Jesmir Badallaj. Ndërkaq, i akuzuari Hoxhaj nuk ishte i pranishëm në shpallje, me kërkesë të tij, të dhënë në seancën e kaluar ku ishte dhënë fjala përfundimtare.
Motivi i vrasjes sipas aktakuzës ishte një faturë 400-euroshe, të cilën të dëmtuarit nuk u pajtuan ta paguanin. Hoxhaj është i njohur si person që ka rënë ndesh me ligjin duke u shpallur fajtor për pjesëmarrje në rrahje. Ai është dënuar 16 herë nga Gjykata në Prizren, mirëpo me dënime me gjobë e me kusht, e asnjëherë me burgim efektiv.