Policia ka nisur hetim mbi një rast grabitjeje në tentativë në fshatin Medvec në Lipjan.
Ankuesi i ka thënë Policisë se i dyshuari me shall mbi kokë dhe sëpatë i kishte kërkuar para.
Viktima kishte arritur të largohej nga ai.
“Ankuesi mashkull kosovar, kishte vërejtur një person me një shall mbi kokë dhe sëpatë në dorë, i cili kishte kërkuar nga viktima t’ia dorëzojë të gjitha të hollat që i kishte, mirëpo viktima kishte arrit të largohej nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.