Mjeku me inicialet A.V., në Vushtrri është arrestuar të martën nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë, pas hetimeve disamujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore ka arrestuar mjekun e dyshuar, thuhet në njoftimin e lëshuar nga autoritetet.
Ai akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.
Me vendim të prokurorit, personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.