Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet 44-vjeçari që shtiu me armë në aheng familjar

Dasma - Arme

Foto: Ilustrim

Një 44-vjeçar është ndaluar për 48 orë pas të shtënave me armë në një aheng familjar në Ferizaj të hënën në mbrëmje.

Policia në vend të ngjarjes ka gjetur armën e zjarrit me të iclën dyshohet se A.B. ka shtënë në ajër gjatë ahengut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I dyshuari A.B është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”, thuhet në njoftim të Policisë.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.