Vila e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së martës.
Ekipet policore kanë shkuar në vendngjarje menjëherë dhe nuk kanë raportuar për të lënduar nga aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetuesit kanë nisur hetimin për rastin.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.