Kronikë

Nisin hetimet për vdekjen e një burri në Prishtinë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një burrë ka vdekur të dielën në Prishtinë, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, ai është dërguar në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, por më vonë mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. 

Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së tij.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.