Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj F.B. për shmangie nga sigurimi i mjeteve për jetë.
Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim.
“Departamenti për të Mitur, i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin F.B., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale shmangia nga sigurimi i mjeteve për jetës nga neni 245 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.
F.B., akuzohet se nga data 12 mars 2019 deri më 25 janar 2023,i është shmangur sigurimit të mjeteve të jetesës për fëmijët e tij, për të cilën është i obliguar të kujdeset në bazë të Aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
I pandehuri sipas aktgjykimit ka qenë i detyruar që t`i paguaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes A.B., për dy fëmijët e mitur mjetet për jetesë për periudhën nga data 12 mars 2019 për çdo muaj, në shumë prej 150 euro për secilin fëmijë, e që në shumë të përgjithshme prej 300 euro, derisa të ekzistojnë kushtet ligjore, ku i pandehuri i është shmangur detyrimeve duke mos i paguar shumat të cilat ka qenë i obliguar, në emër të ushqimit – alimentacionit të fëmijëve.