Një i mitur është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në lagjen nr. 13, Durrës, teksa i mituri ka qenë duke u larë në det.
Policia e Shtetit ka njoftuar se viktima është një 16-vjeçar me inicialet E.V.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.