Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasditen e së martës në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në falsifikim dokumentesh, vjedhje identiteti dhe pajisje të kundërligjshme me dokumente identifikuese.
Sipas raportit policor, të dyshuarit, në cilësinë e dëshmitarëve, kanë tentuar t’i mundësojnë një personi të tretë pajisjen në mënyrë të kundërligjshme me dokumente identifikuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë veprimeve hetimore janë konfiskuar si prova materiale dy letërnjoftime të Republikës së Kosovës të dyshuara si të falsifikuara, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, si dhe një telefon mobil.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.