Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i moshuar gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Shiriti i Policisë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të moshuar, rreth 70 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se sipas informatave të para, viktima ka vdekur të paktën 2-3 orë para mbërritjes së mjekëve në vendin e ngjarjes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së. Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme”, thuhet në njoftimin policor. 

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i hetimeve rajonale, të cilët bashkë me prokurorin e shtetit rastin e kanë iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Duke marrë parasysh se viktima është gjetur në rrugë dhe deri më tani nuk është identifikuar, Policia ka kërkuar nga qytetarët që nëse posedojnë ndonjë informacion për identitetin e viktimës, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrit të kontaktit 192.