Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përleshjeje mes disa personave që ka ndodhur të shtunën në Suharekë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:40, autoritetet kanë pranuar informatën për një përleshje, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore.