Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 21:00, i dyshuari ka qenë i vendosur në dhomat e ndalimit kur, me forcë, ka hapur derën dhe ka dalë nga ambientet e stacionit policor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë pas incidentit, patrullat policore kanë reaguar duke ndërmarrë veprime operative, duke arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë sërish të dyshuarin.
Ai është kthyer në stacionin policor pa incidente të tjera.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor e më pas është rikthyer përsëri në dhomat e ndalimit, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente sipas procedurave ligjore në fuqi.