Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës ka çuar në arrestimin e 52 personave në Itali e Shqipëri, shkruan mediumi italian “TGCom24.com”.
Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë, në koordinim me Eurojust dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
U sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa miliona euro. Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, shpëlarje parash dhe shpërdorim të detyrës.
Në Shqipëri operacioi është kryer në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.
Siç bëhet me dije nga burimet pranë prokurorisë së posaçme ky hetim që është finalizuar me masa sigurie të aprovuara nga gjykata e posaçme është vazhdim i dy dosjeve të mëparshme në fushën e narkotrafiokut.
Detaje të mëtejshme mbi operacionin do të ofrohen gjatë një konference për shtyp online në orën 10:30 të mëngjesit, në të cilën do të marrin pjesë Altin Dumani – Prokuror i Posaçëm për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Tiranës, Roberto ROSSI – Prokuror Publik i Barit, Prokurori i Përgjithshëm Michele Carbone – Drejtor i DIA-s dhe Gianluca Forlani – Anëtar për Italinë i Eurojust, raporton “Top Channel”.