Policia e Kosovës pas një pune intensive operative në terren dhe grumbullimit të informatave lidhur me aktivitetet kriminale në fushën e narkotikëve, ka realizuar me sukses një operacion policor anti-drogë të koduar me emrin “Delivery”.
Policia ka arrestuar katër persona për drogë e një tjetër për krime kibernetike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hetimet fillimisht kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të cilët dyshoheshin për shpërndarje të substancave narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë në qytetin e Prishtinës. Më datë 25.03.2026, rreth orës 14:00, është zbatuar një plan taktik operacional, ku të dyshuarit janë lokalizuar në dalje të autostradës në Veternik, duke lëvizur me një veturë të tipit Golf 8 me targa vendore. Me të vërejtur prezencën e policisë, të njëjtit kanë tentuar të ikin me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia njoftoi tutje se gjatë ndjekjes, të dyshuarit kanë lëvizur në drejtim të Fushë-Kosovës, më pas drejt Podujevës, për t’u kthyer sërish në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë.
“Ndjekja ka përfunduar në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku njësitë policore kanë arritur t’i ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarit”.
Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 2,221 gramësh; Një cigare e mbushur me marihuanë me peshë 1.5 gram.
Po ashtu, gjatë rrugës së ikjes, në fshatin Raskovë, është gjetur një paketim tjetër me marihuanë me peshë 1,117.5 gram, i cili dyshohet se është hedhur nga të dyshuarit gjatë ndjekjes.
Gjithashtu janë bastisur katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla të marihuanës (gjithsej 34.2 gram); Dy peshore digjitale; Para të gatshme në vlerë prej 4045 euro, 40 funta dhe 40 franga; Dy vetura; Katër telefona celularë.
Gjithashtu, është kontrolluar edhe një veturë tjetër e përdorur nga të dyshuarit, ku janë gjetur 25 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale prej 11.9 gramësh.
Në njërin nga lokacionet e bastisura është zbuluar një hapësirë e modifikuar si “Call Center”, ku janë sekuestruar pesë laptopë.
Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.