Kronikë

Pajisje elektronike të kontrabanduara ndalohen nga Dogana në Vërmicë

Pajisje elektronike të padeklaruara

Një sasi e konsiderueshme e pajisjeve elektronike të përdorura, të padeklaruara në mënyrë të rregullt doganore, janë ndaluar në Vërmicë.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pajisjet e ndaluara përfshijnë laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

“Pas evidentimit të shkeljes, janë marrë masa për ndalimin e përkohshëm të mallrave dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftimin e doganës.

Tutje është thënë se do të vazhdojë luftimi i kontrabandës, mbrojtja e tregut të brendshëm dhe respektimi i ligjshmërisë në qarkullimin ndërkufitar të mallrave.